“Karlovac Open – Croatia” 2019

Edhe këtë vit klubi “Besa” mori pjesë ne kampionatin “Karlovac Open” në Kroaci. Morën pjesë 700 garues nga 12 shtet. Nga klubi “Besa” morën pjesë 8 garues 4 seniorë ku me seniorë fituam vendin e parë si ekip gjithashtu morëm edhe kupën. Ndërsa, me kadetë Aurara Vulaj nxuri vendin e dytë, Angjella Berishaj vendin e dytë, dhe Isra Jusufgjokaj nxuri vendin e tretë. Garat u mbajtën në qendrën sportive “Mladost” në 8 arena me organizim të shkëlqyer të klubit të Kroacisë. Garat u mbajtën të shtunën ndërsa të dielën sportistët tonë kanë dalë në test për breza te mjeshtri i madh Li Kwang Be 9-dan. Gjashtë sportistë nga klubi “Besa” me sukses morën gradat e larta. David Arapj 3-DAN, Nora Gegaj, Zinedin Beqaj dhe Muhamed Gjokaj muarën gradën 2-DAN, gjithashtu Angjella Berishaj dhe Axhia Ganjolla 1-DAN brezi I zi. Ekipi I Besës vazhdoi udhëtimin për Çikago në garat e radhës