Kampi verorë në ishullin Korçulla të Kroacisë dhe fitoret e jashtëzakonshme në “Korçulla Open 2021”

Mbas po thuaj se gati 3 muaj te pezullimit te aktiviteteve sportive te klubit Besa dhe protestës qe u mbajt tek komuna e Tuzit ndaj organeve kompetente ende nga ana e komunës nuk kemi pasur ftese qe te zgjidhet kjo çështje . Përkundrazi edhe mjetet e fituara ne konkurs u tjetërsuan.

Mirëpo anëtarët e klubit Besa filluan betejat e reja ne sport edhe pse vetëm një numër i vogël mori pjesë ne përgatitje verore ne kampin verore ne Korçullë te Kroacisë sepse edhe mjetet e fituara ne konkurse u tjetërsuan nga ana e Komunës dhe shpenzimet kryesisht i paguan prindërit. Gjithashtu edhe duke falënderuar bashkëpunimit me nikoqirin  klubin Forteca nga Korçulla dhe klubi binjakëzues i “Besës” Karllovac na ofruan çmime tepër te volitshme për sportistët tone për qëndrime ne kamp.

Çka ashte me rëndësi yjet e “Besës” shkëlqyen ne turnamentin e mbajtur në Korçullë ku morën pjesë afro 300 garues ne lufta dhe forma – Pomse nga 20 klube te regjionit Bosnja, Kroacia, dhe Mali i Zi

Nga 4 garues qe morën pjesë ne kampionat te gjithë u dekoruan me medalja . Lleo Gegaj ne kategori – 59 juniorë kg nxuri vendin e pare duke fituar dy lufta, pastaj Andrea Berishaj në konkurrencën e kadetëve +59 kg fitoi tri lufta te gjitha me ndërprerje dhe u dekorua me medalje te artë.

Gjithashtu Angjella Berishaj ne konkurrencën juniore +68 kg. U dekorua me medalje të artë dhe një ylle i ri “Besës” Aurora Vulaj u dekorua me medalje argjendti edhe pse në finale ishte në avantazh dhe pranë fitores , mirëpo me gabim te referave ku nuk kishte mundësi video replay ajo humb medaljen e arte. Përpos te lartpërmendurve ne kamp mori pjesë dhe taekwondisti me i dalluar i regjionit Zinedin Beqaj i cili mbeti pa kundërshtarë sepse kundërshtarët e tij u tërhoqën nga kampionati

Klubi Besa do te vazhdoje me pune në dy beteja me organet e komunës për te fituar drejtat qe u takojnë dhe meritojnë dhe ne beteja te rrallës ne G1-ne. Sllovenia Open, Albania Open , Montenegro-Podgorica Open , Greece Open dhe Paris Open gjer në fund vitit