Shkëlqeu përsëri ylli i klubit Besa Zinedin Beqaj.

Në kampionatin e mbajtur në „Open Zrenjanin” dy senior të klubit Besa u dekoruan me medalja te arta dhe jo vetëm, ata po në ketë kampionat ku morën pjesë 650 garues nga rajoni dhe Evropa nga 11 shtete Beqaj shpallet garuesi me i suksesshëm me tri lufta te fituara dhe ekipi i seniorve Besa dekorohet me kupën si ekipi më i suksesshëm. Gjithashtu David Arapaj në kategori -87k zën vendin e parë dhe tregon një nivel të lartë.

Sipas fjalëve te trajnerit Nikollë Gegaj jemi shumë te kënaqur, por pikësynimi i garuesëve tone janë G-1 dhe Grand pree turnamentet ku mungojnë mjetet financiare për ti përcjellur këta sportistë çka është fatkeqësi e shoqërisë te papërgjegjshme.  Gjate periudhës qe vjen kemi shume aktivitete. Kampionati i Malit të Zi për senior dhe kadet,  Sofia open G1 .Top Tirana open, Podgorica open, Karlovac open etj.