Klubi “Besa” mori pjesë në kampionatin “Top Tirana Open”

Me datën 04 Maj, klubi “Besa” mori pjesë në kampionatin “Top Tirana Open”. Kampionati u mbajt në sallën e lojërave me dorë te Parku Olimpik ku morën pjesë 420 sportistë nga 8 shtete. Nga ana e klubit “Besa” morën pjesë 21 sportistë dhe u dekorua gjithsejte me 17 medalje. Ku 7 ishin te arta, 6 të argjendta, 4 të bronzta. Grup mosha e kadetëve arriti vendin e parë dhe fituan kupën në kampionat.